Maqedoni
RMV-ja shënon 5-vjetorin e aderimit në NATO
28.03.2025 11:47
Maqedonia e Veriut feston 5-vjetorin e anëtarësimit në NATO..

Maqedonia e Veriut feston 5-vjetorin e anëtarësimit në NATO, i cili solli stabilitet dhe optimizëm në rajon. Për këto 5 vite u dëshmua se vendi mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me aleatët dhe partnerët në adresimin e sfidave dhe proceseve integruese, u theksua me këtë rast.
“Kërcënimet e sigurisë na imponojnë nevojën e investimeve më të mëdha në mbrojtje dhe në teknologjitë e avancuara dhe armatim. Për këtë shkak, si shtet duhet të investojmë patjetër për mbrojtjen e vendit dhe sigurisë. Do të vazhdojmë të kontribuojmë për paqe përmes pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse të kryesuara nga NATO-ja. Do të harmonizohemi me standardet e NATO-s dhe me politikat e përbashkëta të mbrojtjes së BE-së. Investimi ynë në Aleancën Veriatlantike është edhe investim në armatën tonë dhe integritetin territorial dhe pavarësisë së vendit tonë.”, - deklaroi kryetarja, Gordana Siljanovska Davkova.
“Nga 31 vendet aleate kemi përkrahje të madhe për zhvillimin e forcave të armatosura. Të gjithë së bashku me forca të përbashkëta drejt një aleance të sigurt. Ne po investojmë në mbrojtje, po modernizojmë armatën tonë me tempo të fuqishme dhe bashkë me aleatët tanë jemi pjesëmarrës në aktivitete të shumta brenda dhe jashtë vendit. Ta ruajmë RMV-në, të kujdesemi për stabilitetin e vendit, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ecim para.”, - theksoi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
