Maqedoni

MPB nuk konfirmon ende shifrat për të vrarët dhe të lënduarit

09.05.2015 20:55

Ende asnjë e dhënë zyrtare për numrin e të vrarëve dhe të lënduarve gjatë aksionit të sotëm policor në Kumanovë...

Jozyrtarisht flitet për 3 policë të vrarë dhe 21 të lënduar por as për këto shifra nuk ka konfirmimi zyrtar deri në këto momente. 
 
Nuk ka as numra eventual të vrarësh apo të plagosurish nga popullsia civile, pasi tek shtëpitë në “Lagjen e trimave” që sot ka qenë e rrethuar që në mëngjes, ende nuk lejohet lëvizja e njerëzve dhe telefonat janë të bllokuar në këtë pjesë të Kumanovës. Nuk jepet as ndonjë e dhënë konkrete për fatin e civilëve të ngujuar atje, as nga njerëzit e shumtë që janë evakuuar.
 
Shifrat zyrtare të bilancit të viktimave dhe të lënduarve, priten gjatë ditës së nesërme, pasi spitalet e kanë të ndaluar të japin cfarëdolloj informacioni për mediat . 
 
Gjatë gjithë ditës në spitalet e Shkupit , me makina dhe helikopterë janë tranferuar pjestarë të plagosur të MPB-së, por asnjë nga mjekët nuk jep të dhëna se për sa të plagosur janë kujdesur kështu që numrat deri tani mbeten vetëm në vazhdën e informacioneve jozyrtare