Maqedoni

Tragjedia në Koçan, 8 pacientë lëshohen nga spitali

28.03.2025 13:54

8 pacientë nga tragjedia në Koçan që janë në gjendje stabile lëshohen për trajtim shtëpiak, informoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari....

8 pacientë nga tragjedia në Koçan që janë në  gjendje stabile lëshohen për trajtim shtëpiak, informoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Sipas tij, 9 pacientë që u trajtuan jashtë vendit kthehen në Maqedoni dhe 91 pacientë mbeten për t’u mjekuar jashtë vendit.
 
“Momentalisht në klinikat e Shkupit janë të vendosur 22 pacientë, në qendrën klinike - 8, në spitalin e qytetit - 6, në spitalin  “8 Shtatori” - 5 pacientë dhe në Spitalin “Sistina” - 3 pacientë. Sot i lëshojmë në gjendje më të përmirësuar dhe më të mirë 8 pacientë, kështu që në Shkup në të gjitha spitalet do të mbeten vetëm 14 pacientë. Lajme të mira edhe për pacientët që mjekohen jashtë vendit, mbeten 91 pacientë jashtë vendit, sepse sot kthehen 9 pacientë, 3 prej Hungarie, 2 prej Italie, 1 prej Athine, 1 prej Beogradit dhe 1 prej Suedie.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
 
Ministri Taravari njoftoi se gjendja e katër pacientëve që po trajtohen jashtë vendit është duke u përmirësuar dhe gjatë ditës së shtunë janë paralajmëruar të kthehen edhe 2 pacientë në vendin tonë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI