Maqedoni
Aksidenti në Toranicë, Mitovski: Rrezikohet jeta e qytetarëve
28.03.2025 15:15
Uji një ditë pas aksidentit në minierën e Toranicës është rëndë i ndotur dhe paraqet rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve...

Uji një ditë pas aksidentit në minierën e Toranicës është rëndë i ndotur dhe paraqet rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve, tha kryetari i komunës së Kriva Pallankës, Mitovski, i cili prezentoi raportin e “Tehnolab”, e cila ka analizuar ujin në lumin Kriva Reka në Kriva Pallankë. Ky raport tregon se përqendrimi i plumbit është rritur dhjetë herë më shumë se sa është lejuar dhe disa qindra herë më shumë se sa është lejuar për cianidin, fosforin dhe azotin.
“Raporti i testimit të cilësisë së ujit në Krivë Rekë tregon një rritje të jashtëzakonshme të koncentratave të substancave të dëmshme, dhe ajo që shqetëson më shumë është një rritje dhjetëfish të pranishmërisë dhe koncentratës së metaleve të rënda, konkretisht sasia e plumbit të pranishëm në ujë. Për disa qindra herë është rritur koncentrimi i cianidit, fosforit dhe azotit. Në këtë mënyrë është rrezikuar jeta e qytetarëve.”, - deklaroi kryetari i komunës së Kriva Pallankës, Sasho Mitovski.
Kompania “Bulmak” gjobitet me 200 mijë euro, Mexhiti: Nuk do të ketë tolerancë ndaj ndotësve
Nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njoftojnë se kompanisë “Bulmak”, e cila operon me minierën Toranica në Kriva Pallankë, i është shqiptuar gjobë prej 200 mijë eurove. Ministri Izet Mexhiti shprehet se nuk do të ketë tolerancë ndaj ndotësve.
“Kushdo që rrezikon mjedisin do të përballet me sanksione pa përjashtim. Kontrollet inspektuese do të vazhdojnë me ritme të intensifikuara dhe ministria do të insistojë në transparencë dhe llogaridhënie të plotë. Ky është vetëm një nga hapat e shumtë që po ndërmarrim për të garantuar një mjedis të pastër dhe të sigurt të të gjithë qytetarëve.”, ka shkruar Mexhiti në rrjetin social Fejsbuk.
Ndotja është konstatuar pas inspektimit të jashtëzakonshëm të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit më 24 mars.
ERSAN PAJAZITI
