Maqedoni
Tragjedia në Koçan, Janevska: Të mobilizohemi, t’u ndihmojmë të rinjve
28.03.2025 15:30
MASh nuk ka marrë asnjë raportim për ndonjë ngjarje të padëshiruar apo reagime të llojit si agresion nga të rinjtë në Koçan...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka marrë asnjë raportim për ndonjë ngjarje të padëshiruar apo reagime të llojit si agresion nga të rinjtë në Koçan, por kanë arritur apele për ndihmë të cilëve po iu përgjigjet menjëherë, thotë ministrja e Arsimit, Vesna Janevska. Ajo potencoi se tragjedia që ndodhi në Koçan është problem për mbarë shoqërinë dhe procesi i shërimit do të marrë kohë. Sipas saj, mësuesit, shërbimet profesionale, prindërit, duhet të përfshihen për t’u dalë në ndihmë të rinjve.
“Të gjithë ne, me përgjegjësi të madhe, duhet të përfshihemi në përballimin ose shërimin e kombit, veçanërisht të rinjtë që janë më të prekurit, sepse janë më pak me përvojë dhe kanë vërtet nevojë për ndihmë dhe mbështetje. Apeli drejtuar prindërve, mësimdhënësve dhe shërbimeve profesionale është e që aktivitetin e tyre ta marrin seriozisht në çdo pjesë të ditës dhe në çdo vend ku ndodhen nxënësit, pavarësisht moshës së tyre.”, - deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Ministria e Arsimit është në komunikim të vazhdueshëm me Odën e Psikologëve dhe Institutin e Psikologjisë, me Klinikën Psikiatrike dhe Kryqin e Kuq, ndërsa ndihmë të madhe merr edhe nga UNICEF-i.
“Kjo është diçka që do të marrë kohë dhe kjo është arsyeja pse të gjithë ne duhet të përfshihemi për të ndihmuar të rinjtë të përballen me problemin, duke shmangur potencimin e tragjedisë, çdo lloj agresioni dhe mbajtjen e pikëllimit për një kohë të gjatë. Do të vazhdojmë të përfshijmë sa më shumë psikologë shkollorë, por ky numër është i kufizuar.”, - deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
MASh-i në vazhdimësi po zhvillon edhe trajnime për stafin e mësimdhënësve dhe reagohet në kohë reale për çdo paralajmërim për ndihmë të nxënësve nga institucionet kompetente.
ABIBE QAILI
