Maqedoni
Përfundon aksioni në Kumanovë?
09.05.2015 21:44
Gjendja në Kumanovë vazhdon të mbetet e tensionuar edhe pse njoftohet se një pjesë e grupit të armatosur i është dorëzuar tashmë policisë...

Gjendja në Kumanovë vazhdon të mbetet e tensionuar edhe pse njoftohet se një pjesë e grupit të armatosur i është dorëzuar tashmë policisë, pas ndërmjetësimit të OSBE-së e cila gjatë gjithë ditës po e ndjek nga afër situatën në terren.
Mediat tashmë lajmërojnë se para pak minutash eshtë asgjësuar edhe grupi i fundit i armatosur i përbërë nga 9 persona, katër prej të cilëve kanë vdekur nga të shtënat me policinë derisa raportohet se njëri prej tyre është vetëvrarë. Të tjerët i janë dorëzuar policisë.
Por këto të dhëna nuk mundëm ti konfirmojmë nga asnjë burim zyrtar deri në këto momente.
Paraprakisht u fol se të paktën 20 pjesëmarrës nga grupi i armatosur janë dorëzuar ndëkrohë që negociohej me 10 të fundit.
MPB që në mëngjes ka lënë të kuptohet se me të dhëna reth ngjarjeve të sotme në Kumanovë do të dalë pas përfundimit të tërësishëm të aksionit policor.
