Realizimi i reformave në RMV, Rokas: Ngecje në sundimin e ligjit dhe në administratë

28.03.2025 14:35

Maqedonia e Veriut më së shumti ngecë...

Maqedonia e Veriut më së shumti ngecë në reformat që lidhen ne sundimin e ligjit dhe administratën shtetërore, thotë euroambasadori, Mihalis Rokas. 

Duam që përmes reformave të shohim gjyqësor të fuqishëm i cili do të jetë bazë  për ta ndihmuar vendin në luftimin e korrupsionit, thotë shefi i delegacionit të BE-së, duke përmendur sistemin që respekton pavarsinë e gjyqësorit.

Lidhur me Agjendën reformuese nga Plani për Rritjen e Ballkanit Perëndimor,  ripërsërit se ai nuk është zëvendësim për integrim në BE, por mjet për t’i përkrahur përgatitjet për anëtarësimin e vendit.

“Do t’i thoja dy fusha ku duhet të fokusohemi më së shumti. Është sundimi i ligjit, si komponentë kryesore për gjithçka dhe e dyta është Adminsitrata Publike, respekivisht reforma në adminsitratë. Në pjesën e sundimit të Ligjit punojmë intenzivisht. E dimë se ky është prioritet i lartë. Stagnoni në vitet e kaluara dhe për këtë arsye duhet të kemi hapa konkret përpara sa më shpejtë” – deklaroi Euroambasadori, Mihalis Rokas.

Murtezani: Reformat vijojnë, por duhet përforcim

Procesi i implementimit të reformave është i  nivelit të mjaftueshëm, thotë ministri për eurointegrime Murtezani, por shton se nevojitet përforcim.

Edhe ai potencoi se në gjyqësor reformat vijojnë të realizohen më me vështirësi.

“Sinjali fillestarë është që dinamika e implementimit është jashtzakonisht e mirë por nuk është e mjaftueshme për arsye se kondicioni duhet të rritet për shkak se rritet numri i reformave.” – u shpreh Ministri për Eurointegrime, Orhan Murtezani.  

Në pres konferencë Murtezani shpalosi projektin për komunikim  mbi planin mbi Rritjen e Ballkanit Perëndimor

“Kjo platformë do të sigurojë tranparencë dhe komunikim të drejpërdrejtë ndërmjet institucioneve dhe opinionit. Elementi i dytë është përshirja aktive e qytetarëve dhe i palëve relevante në  procesin e implementimti të reformave.” – tha Ministri për Eurointegrime, Orhan Murtezani.  

Të gjitha aktivitetet, përparimet dhe rezultatet nga reformat do të jenë të qasshme në platformën online dhe të specializuar, përfundon Murtezani. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)