Tërmeti në Mianmar, 20 fëmijë të bllokuar nën rrënojat e një manastiri
28.03.2025 18:45
Rreth 20 fëmijë kanë mbetur të bllokuar...

Rreth 20 fëmijë kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një manastiri në Taungoo të Mianmarit,në Azinë Juglindore, një nga zonat ku dëmet e tërmetit kanë qenë më të mëdha.
Sipas burimeve nga mbrojtja civile lokale, shumë ndërtesa janë shembur edhe në Mandalay.
Kryeministrja e Tajlandës, Paetongtarn Shinaëatra ndërpreu një vizitë zyrtare në ishullin jugor të Phuket për një “takim urgjent” pas tërmetit dhe, menjëherë pas kësaj, shpalli gjendjen e emergjencës.
Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës (CENC), informon se tërmeti që ra në orën 14:20 me orën lokale , ka pasur një magnitudë prej 7.9.
