Maqedoni

MPB: 5 policë të vdekur, nuk ka të dhëna për viktima civile

09.05.2015 23:12

Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska , para 30 minutash, shpalosi detajet reth aksionit të sotëm në Kumanovë...

Pesë policë kanë mbetur të vdekur, emrat e tre prej tyre u bënë publikë, ndërsa për dy të tjerët ministrja Jankullovska tha se më parë duhet të njoftohen familjet.
 
Mbi 30 policë janë plagosur. Të vrarët janë Nenad Serafimovski i lindur në vitin 1987 nga fshati Zubovcë i Gostivarit, Zharko Kuzmanovski i lindur në vitin  1981 nga fshati Bërvenicë dhe  Sasho Samojllovski i datëlindjes  1982 nga Tetova. 
 
Por edhe pas 16 orëve luftimesh në mesin e një lagje me popullatë civile, numri një I MPB-së, tha se  nuk ka informata për civil të plagosur apo të vrarë. Jankullovska është e sigurtë se ka viktima edhe nga ana e grupit te armatosur  por numri I tyre ende nuk dihet.
 
“Ka edhe viktima nga ana e terorristëve por nuk kemi numër të saktë. Pas 16 orë lufte, terorristët bënin rezistencë të madhe. Grupi i parë prej 20 personave që është fshehur në bodrume shtëpiake, u dorëzuan këtë pasdite.Me këto persona do të zhvillohen biseda informative dhe do tu bëhet ekspertiza me doreza të parafint. Grupi i dytë gjatë kohë refuzonte të dorëzohej, ndërsa aksioni ende nuk është kryer” deklaroi Jankullovska.
 
Aksioni është një ndër më të vështirët me të cilat është përballur policia e Maqedonisë tha Jankullovska duke shtuar se forcat policore edhe më tej mbeten të pozicionuara në Kumanovë, në pikat strategjike pasi  vlerësohet se  gjendja akoma është e rrezikut të lartë.