Maqedoni
FE dërgoi kërkesë zyrtare te KE-së, drejtësi joselektive për tragjedinë në Koçan
29.03.2025 15:35
Frontit Europian i ka dërguar një letër formale katër instrumenteve kyçe të Këshillit të Europës...

Frontit Europian i ka dërguar një letër formale katër instrumenteve kyçe të Këshillit të Europës, përmes së cilës kërkon një vlerësim urgjent dhe ekspertizë mbi tragjedinë në Koçan ku humbën jetën 59 të rinj. Frontit Europian i kërkon Këshillit të Europës:
• Të dërgojë një mision të pavarur ekspertësh për të vlerësuar pavarësinë e hetimit;
• Të iniciojë një debat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës;
• Të kërkojë opinion nga Komisioni i Venecias për ndikimin mbi prokurorinë;
• Të angazhojë GRECO-n për të hetuar ndikimin politik mbi vendimet e prokurorisë.”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Tragjedia në Koçan, përplasen LSDM dhe VMRO-DPMNE
Edhe nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë me vlersim se hetimi deri më tani është kryer në mënyrë selective.
“LSDM në disa raste, kemi treguar se kemi dyshimet tona në këtë hetim, sepse po shohim se hetimi I deritanishëm ka qenë selektiv. Nëse pushteti dëshiron që sinqerishtë të kryenë hetime mbi këtë tragjedi, dhe përmes kësaj tragjedia dhe hetimeve ta ndryshojnë sistemin, dhe mënyrën e funksionimit duhet të ketë qasje tjetër, dhe jo të arrestohen vetëm ish funksionar, jo ti etiketojnë, dhe ti gjykojnë para se të gjykohen. Ne jemi për atë se secili që ka gabur duhet të japë përgjegjësi”, u shpreh zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
Por nga VMRO-DPMNE-ja thonë se përgjegjësi do të ketë, ndërsa sipas tyre LSDM-ja po i gëzohet tragjedisë në Koçan.
“Nuk e kuptojmë gëzimin e LSD-së që gëzohet për ngjarjet tragjike si ajo të Koçanit. Publiku mund ta shohë hipokrizinë e tyre sepse nga njëra anë, Venko Filipçe, i cili është drejtpërdrejt përgjegjës dhe i autorizuar për djegien e spitalit modular dhe vdekjen e 15 personave, luan rolin e burrit të shtetit dhe dërgon mesazhe uniteti, dhe nga ana tjetër partia e tij luan rolin përmes gjykatës, duke thënë se kush duhet të arrestohet dhe kush jo. LSD duhet të ndalojë ndërtimin e lumturisë mbi fatkeqësitë kolektive si Koçani, fatet tragjike të Frosinës, Martin Neshkoskit, Lagjes së Trimave, Tamarës së vogël.”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Dit më parë nga koalicioni VLEN kërkoi formimin e një komisioni hetimor për të gjitha tragjeditë e viteve të fundit. Konsiderojnë se drejtësia duhet të vlejë për gjitha viktimat dhe të mos jetë selektive vetëm për Koçanin.
FITIM KRYEZIU
