Maqedoni
Gjendja shëndetësore e pacientëve, Taravari: Katër pacientë në gjendje kritike
29.03.2025 16:13
Katër pacientë që janë të hospitalizuar jashtë vendit, po vazhdojnë të jenë në gjendje kritike shëndetësore...

Katër pacientë që janë të hospitalizuar jashtë vendit, po vazhdojnë të jenë në gjendje kritike shëndetësore, informoi ministri i shëndetsisë Arben Taravari.
Edhe pse te dy pacientë prej tyre kishte shenja pozitive, përsëri mbrëmë gjendja e tyre është përkeqësuar, tha Taravari. Ndërkohë, gjendja e pacientëve që janë të hospitalizuar në spitalet e shtetit vijon të mbetet stabile.
“Gjithsej momentalisht në Shkup janë 21 pacientë, prej të cilëve 6 janë në gjendjen klinike, 6 në spitalin e vjetër të qytetit dhe 5 në spitalin “8 Shtatori”, si dhe 4 pacientë nëpër klinikat private në Shkup. Sot lëshohen në mjekim shtëpiak 5 pacientë, kështu që në të gjitha kliniakt në Shkup mbesin 16 pacientë. Jashtë shtetit momentalisht janë 89 pacientë dhe sot presin kthimin e dy pacientëve, një pacientë nga Lituania dhe një pacientë nga Suedia. Për nesër nuk ka paralajmërim për kthim të pacientëve, ndërsa për ditën e hënë presim që së paku 5 pacientë të kthehen në vend”, u shpreh ministri i shëndetsisë Arben Taravari.
Sa i përket asaj se a komunikojnë organet e hetuesisë me pacientët që janë të hospitalizuar, Taravari tha se rekomandimi i stafit mjekësor është që për momentin pacientët janë të traumatizuar, por tha se organet e hetuesisë i dinë procedurat e tyre dhe nuk dëshiron të përzihet në punët e tyre.
ERSAN PAJAZITI
