Maqedoni
Protesta “Kush e ka radhën”, kërkon publikimin e të gjitha dokumenteve
29.03.2025 16:32
Qindra të rinj nga iniciativa qytetare "Kush e ka radhën" zhvilluan një protestë para Kuvendit...

Qindra të rinj nga iniciativa qytetare "Kush e ka radhën" zhvilluan një protestë para Kuvendit, ku kërkuan ndryshime thelbësore në sistemin e drejtësisë dhe një administratë më të përgjegjshme.
Protestuesit theksuan nevojën për transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet shtetërore, duke kërkuar që ato të jenë në shërbim të qytetarëve dhe dhe jo instrument në duart e partive. Igor Antov, përfaqësues i iniciativës, shpjegoi se kërkesat e protestuesve janë të ndara në dy fusha kryesore: siguri dhe përgjegjësi.
“Kërkesat tona janë të ndarra në dy pjesë në siguri dhe përgjegjësi. Për sa i përket sigurisë, kërkojmë të formohet servis për qytetarët “E Inspektorat”, i cili do të mundëson që të punojnë në mënyrë transparente të gjitha inspektoratet e vendit, ku secili qytetarë do të ketë mundësi të shohë, se cilët lokale janë kontrolluar nga inspektorati. Poashtu kërkojmë të hapet linjë, ku do të mund të adresohen punët e pa-ligjshme të inspektoratëve”, u shpreh Igor Antov nga iniciativa qytetare “Kush e ka rradhën”.
Borjan Eftimov, një tjetër përfaqësues i iniciativës, ngriti shqetësimin për rastin e diskotekës "PULS" në Koçan, duke kërkuar publikimin e dokumentacionit që lidhet me aktivitetin e kësaj diskoteke nga viti 2012 deri më sot.
“Në rastin e diskotekës PULS në Koçan, iniciativa jonë qytetare ka dilema, se a thua vallë institucionet tona, dhe organet e gjyqësisë, do ta kryejnë drejtësinë ashtu siq kërkohet. Prandaj kërkojmë që menjëher dhe në mënyrë transparente të publikohen dokumentacioni se si ka punuar kjo diskotek nga viti 2012 deri më sot. I kërkojmë këto dokumente që thjeshtë ta dimë, se thjeshtë a ekzistojnë këto dokumente. Por ne kërkojmë që këto dokumente të publikohen edhe për tragjedit tjera”, theksoi Borjan Eftimov nga iniciativa qytetare “Kush e ka rradhën”.
Protestuesit theksuan se koha për fjalë ka mbaruar dhe tani është momenti për veprime konkrete nga partitë politike.
Ata kërkuan një sistem që siguron drejtësi dhe llogaridhënie për të gjithë qytetarët, duke i dhënë fund abuzimeve dhe shpërdorimeve që kanë ndodhur deri më tani si Besa Trans, Durmo Turs, Onkologjia, Spitali Modular, ku sipas kësaj iniciative ka munguar drejtësia.
FITIM KRYEZIU
