Maqedoni
Varroset sot polici Isamedin Osmani, shkon në 6 numri I policëve të vrarë
10.05.2015 10:50
Mësohet identiteti edhe I një polici të vrarë gjatë përleshjeve të mbrëmshme në Kumanovë...

Ai është Isamedin Osmani, nga Studeniçani i Shkupit , varrimi i të cilit do të bëhet sot pas namazit të drekës.
Tre policë të tjerë, identiteti I të cilëve u bë I ditur mbrëmë nga MPB, janë Nenad Serafimovski nga fshati Zubovcë i Gostivarit, Zharko Kuzmanovski nga fshati Bërvenicë dhe Sasho Samojllovski nga Tetova.
Ndërkohë që jozyrtarisht flitet edhe një tjetër polic që ka ndërruar jetë.
Nëse lajmi konfirmohet, kjo do ta çonte në 6 numrin e të vdekurve nga radhët e MPB-së.
Informacione më të hollësishme priten sot gjatë ditës nga MPB
