Maqedoni
“Shporta e Ramazanit”: “FRI” dhe “Vllaznia” në shërbim të nevojtarëve
30.03.2025 14:11
“Forumit Rinor Islam” në Kumanovë, në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”...

“Forumit Rinor Islam” në Kumanovë, në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”, për 30 ditë me radhë realizuan me sukses aktivitetin humanitar të njohur “Shporta e Ramazanit”. Ky aktivitet ka si qëllim mbështetje për familjet në nevojë, duke shpërndarë shporta me artikuj ushqimorë për ata që përballen me vështirësi ekonomike.
Kryetari i degës së FRI-së në Kumanovë, Memedali Limani, theksoi se aktiviteti i këtij viti ka qenë po aq i suksesshëm, si vitet e kaluara teksa paralajmëroi se nuk do të ndalen me kaq. Ata do të vazhdojnë të mbështesin familjet në nevojë edhe me perfundimin e Ramazanit.
“Edhe këtë vit me lejen e Zotit e filluam dhe e realizuam ashtu sic duhet dhe si gjithmonë qytetarët kanë qenë dordhënës e vazhdojnë të jenë, si kumanovarët por edhe në qytete të tjera në përgjithësi populli shqiptar. Platforma jonë që jua kemi ofru me dhënë donacione të tilla për ti ndihmu familjet në nevojë edhe këtë vit rezultoi me sukses, ku nga fillimi i Ramazanit janë mbushur mbi 200 shporta e që pritet edhe mbi 100 të tjra që do të shpërndahen në familjet në nevojë, gjithashtu kemi edhe familje që paraqiten vet tek ne për ti ndihmu e që mundohemi ta bëjmë maksimumin dhe të jemi sa më efikas në nshpërndarejn e këtyre shportave që sa më shumë të arrijmë të gëzojmë familjet nevojtare”, u shpreh kryetari i FRI-së dega Kumanovë, Memedali Limani.
Përveç shpërndarjes së shportave, FRI dhe “Vllaznia” kanë organizuar edhe aktivitete të tjera sociale dhe kulturore gjatë këtij Ramazani. Limani njoftoi se janë realizuar iftare publike, aktivitete me nxënës të shkollave të mesme.
“Kemi fillu me aktivitetin “Mirëseerdhe Ramazan”, ku kemi shpërnda dhurata dhe flet–urime qytetarëve në fillim të Ramazanit, pastaj kemi vazhduar me “Shporta e Ramazanit”, mandej me realizimin e Iftareve sic është Iftari me komunën e Likovës dhe ai i brendshëm që e kemi me activist dhe donatorë, kemi realize edhe ligjerata me nxënësit e shkollave të mesme ku aty është promovu vlera e ramazanit por njëkohësisht edhe vlera e arsimit dhe vlera e asaj që ata po kryejnë në shkollat ku janë. Aktivitete këto që si për qëllim e kanë promovimin e unitetit dhe frymës së bukur të Ramazanit që ofrohet në shoqëtinë tonë”, theksoi Limani.
Aktiviteti organizohet çdo vit gjatë muajit të Ramazanit, ku qytetarët e Kumanovës, si dhe ata nga qytete të tjera, kontribuojnë me donacione financiare në pikat e grumbullimit të vendosura para disa marketeve në qytet.
Mjetet e grumbulluara përdoren për të mbushur shporta me produkte ushqimore, të cilat më pas shpërndahen tek familjet që janë në rrezik social dhe në kushte të vështira ekonomike.
FATLUM AQIFI
