Maqedoni
Festimi i Fitër Bajramit në Strugë: Gëzim dhe shqetësime për çmime të larta
30.03.2025 14:29
Festa e Fitër Bajramit është pritur me gëzim dhe pritshmëri nga qytetarët e Struges...

Festa e Fitër Bajramit është pritur me gëzim dhe pritshmëri nga qytetarët e Struges, të cilët kanë përgatitur ushqimet më të mira për këtë ditë të shenjtë. Megjithatë, shqetësimet për çmimet e larta mbeten të pranishme, duke e bërë festën më të vështirë për disa.
Pavarësisht kësaj, qytetarët e Strugës kanë shijuar momentet e festës me bakllavatë dhe ëmbëlsirat tradicionale, duke shprehur falënderime për vizitat dhe mikpritjen e ngrohtë.
“Shyqyr që mbërritëm ditën, po përgatisim ushqim, ushqimet më të mira i kemi ruajtur për këtë ditë, për këtë muaj. 11 muaj kemi punuar, këtë muaj kemi pushuar. Çmimet janë të shtrenjta, nuk janë çmimet për këtë rrogë që marrim”, u shpreh qytetari.
“Shyqyr, mirë, super, ama shumë shtrenjtë, katastrofë e madhe”, theksoi qytetari.
“Shumë mirë, memzi e presim, ka bërë gruaja bakllava”, u shpreh qytetari.
“Më mirë se ditë Bajrami ku ka. Çmimet na kanë kënaqur, sa më lart, më mirë”, theksoi qytetari.
“Festa është e rëndomtë, nuk ka diçka të zakonshme, por çmimet janë të shtrenjta, embëlsirën e ka bërë gruaja”, u shpreh qytetari.
"Si gjithmonë, vizitat janë të mirëpritura dhe të këndshme, të cilat shoqërohen me embëlsira”, theksoi qytetari.
Edhe pse çmimet e larta të produkteve po ndikojnë në festimet e disa familjeve, shumica e qytetarëve janë mbledhur me të afërm dhe miq për të shijuar bakllavatë dhe ëmbëlsirat e bëra në shtëpi.
Ata shprehin se, megjithë vështirësitë ekonomike, atmosfera e festës dhe mikpritja kanë bërë që ky Bajram të mbetet një ditë e veçantë, e shoqëruar me vizita të ngrohta dhe momente të gëzuara.
FITORE ISTREFI
