Maqedoni

Inspektimet në Tetovë, vetëm 4 shkolla plotsojnë kushtet kundër zjarrit

30.03.2025 14:47

Inspektimi që ka bërë komuna e Tetovës, në gjithsej 12 shkolla fillore...

Inspektimi që ka bërë komuna e Tetovës, në gjithsej 12 shkolla fillore dhe gjashtë të mesme në Tetovë, katër prej tyre plotësojnë rregullat për mbrojtje kundër zjarreve, tha zëdhënsja e komunës së Tetovës Besarta Ramadani. Siaps Ramadanif, munges në aspektin e mbrojtjes kundër zjarrit, inspektorati ka vërejtur edhe në Universitetin e Tetovës dhe tek Enti për Punësim.
 
“Mbikëqyrja është kryer në gjitha shkollat fillore e të mesme, kopshtin e fëmijëve dhe institucioneve shtetërore që gjenden në territorin e komunës së Tetovës.Janë inspektuar 12 shkolla fillore, 5 të mesme, dy shkolla qendrore, Maarif, UEJL UT dhe çerdhet. Nga të gjitha mbikëqyrjet e realizuara, inspektorët kanë konstatuar se nga gjitha objektet e kontrolluara, plotësisht plotëson kushtet vetëm Nikolla Shtejn, Besa Reçicë e Vogël, Kopshti Rinia, Maarif, gjoçe Stojçeski dhe UEJL”, tha Besarta Ramadani, Zëdhënëse e komunës së Tetovës.
 
Inspektime janë kryer edhe në 20 hotele të Tetovës dhe në disa mini fabrika ku është konstatuar se pjesa më e madhe nuk i plotëson kushtet. 
 
“Po ashtu janë inspektuar edhe 20 hotele të ndryshme e që vazhdon edhe në gastronomi që janë në territorin e komunës, dhe nga kontrollet e realizuara, konstatohet se vetëm një Hotel pra merkuri, plotëson kushtet e nevojshme për realizimin e veprimtarisë së regjistruar, ndërsa objektet tjera, pjesërisht ose aspak nuk plotësojnë as nevojat minimale për të realizuar veprimtarinë hotelerike apo gastronomike”, u shpreh Besarta Ramadani, Zëdhënëse e komunës së Tetovës.
 
Kontrollet e jashtëzakonshme nëpër institucione arsimore dhe objekte të tjera kolektive erdhën pas tragjedisë së Koçan. Ndërkoh nga inspektoriati kanë paralamëruar dënime të rrepta për të gjithë ata të cilët nuk respektojn ligjin.
 
VISAR SADIKU