Botë

Avioni në SHBA rrëzohet mbi një shtëpi dhe shpërthen në flakë, vdesin anëtarët e ekuipazhit

30.03.2025 17:36

Një avion i vogël u përplas mbi një shtëpi në Brooklyn Park, Minesota...

Një avion i vogël u përplas mbi një shtëpi në Brooklyn Park, Minesota dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Mediat e huaja shkruajnë se të gjithë anëtarët, që ishin në bord të avionit humbën jetën, ndërsa nuk dihet ende numri i saktë i tyre.
 
Pamjet e momentit të përplasjes u publikuan në rrjetet sociale, duke treguar se shtëpia u përfshi nga flakët brenda pak minutash.
 
Fatmirësisht, në banesë nuk ndodhej askush në momentin e përplasjes, ndërsa banorët e zonës u evakuuan për siguri.
 
Avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Des Moines në Ioëa dhe kishte si destinacion Aeroportin Anoka County-Blaine në Minneapolis, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA).