Maqedoni

Parashikimi i motit

31.03.2025 11:13

Sot në territorin e Maqedonisë do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu....

Sot në territorin e Maqedonisë do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasditja do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, shtrëngata dhe erë të fortë, lokalisht në formë stuhish afatshkurtër me reshje më të dendura të rrëmbyeshme.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 10°C, ndërsa temperaturat më të larta gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 17°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, ndërsa temperatura më e lartë do të arrijë deri në 15°C.