Botë

Trump e kërcënon Iranin pas refuzimit të bisedimeve

31.03.2025 12:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e kërcënoi Iranin me disa masa - nisur nga sanksionet dhe tarifat e reja deri te veprimet ushtarake....

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e kërcënoi Iranin me disa masa - nisur nga sanksionet dhe tarifat e reja deri te veprimet ushtarake.
 
Kjo, pasi presidenti iranian refuzoi mbajtjen e bisedimeve të drejtpërdrejta me Uashingtonin për programin e tij bërthamor.
 
“Do të shohim nëse mund të bëjmë diçka. Nëse jo, do të jetë një situatë e keqe”, u tha Trump gazetarëve më 30 mars, derisa fluturonte nga Florida për në Uashington. “Unë do të preferoja një marrëveshje në vend të alternativës tjetër, që mendoj se të gjithë në këtë aeroplan e dinë se çfarë është. Ajo nuk do të ishte një gjë e bukur”, shtoi ai. 
 
Më herët, Trump paralajmëroi se “nëse nuk bëjnë marrëveshje, do të ketë bombardime dhe do të jenë bombardime që ata nuk i kanë parë kurrë më parë”. Ai, gjithashtu, tha se është duke shqyrtuar vendosjen e tarifave ndaj vendeve që blejnë naftë nga Irani, si pjesë e strategjisë së tij për “presion maksimal” kundër Teheranit.