Botë

Marine Le Pen i ndalohet gara në zgjedhjet presidenciale

31.03.2025 13:42

Politikania franceze, Marine Le Pen, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane...

Politikania franceze, Marine Le Pen, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar.

Gjykata ia ndaloi të mbajë poste publike për pesë vjet, çfarë do të thotë se ajo nuk do të mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2027. Gjykata ia shqiptoi edhe dënimin me katër vjet burgim - dy prej të cilëve do të pezullohen. Dy të tjerët, ndërkaq, do t'i kalojë me etiketë elektronike dhe jo në paraburgim. Ajo, gjithashtu, u dënua me 100 mij euro gjobë.

Le Pen do ta apelojë dënimin me burg, kështu që ai nuk do të zbatohet tani. Le Pen, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera partiake, u akuzuan për punësimin e asistentëve që punonin për partinë e saj dhe jo për Parlamentin Evropian, që i paguante.