Botë

Zvicër, vriten disa persona në Wuerenlingen

10.05.2015 13:05

Autoritetet zvicerane kanë raportuar për disa të vrarë...

Autoritetet zvicerane kanë raportuar për disa të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Wuerenlingen, zonë kjo në veri-perëndim të Zyrihut. 
 
Sipas burimeve, policët gjetën trupa të shtrirë brenda dhe jashtë një ndërtese. 
 
Mendohet se vrasjet janë të lidhura me një konflikt familjar.
 
Qyteti gjermanfolës i Wuerenlingen ka rreth 4 mijë banorë.