Botë

Putini shpërfillë thirrjet e Trumpit, vazhdojnë bombardimet ruse mbi Ukrainë

31.03.2025 14:50

Pavarësisht deklaratave kërcënuese të presidentit amerikan Donand Tramp, drejtuar liderit rus Vlladimir Putin...

Pavarësisht deklaratave kërcënuese të presidentit amerikan Donand Tramp, drejtuar liderit rus Vlladimir Putin, që kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të luftës në Ukrainë, pasi do të vendosë tarifa për naftën ruse bombardimet ruse në Ukrainë kanë vazhduar. Njoftohet për sulme në qytetin Kharkiv dhe në disa zona të tjera rreth tij.  Sulmet ruse kanë shënjestruar infrastrukturën civile. Raportohet për viktima dhe të plagosur.
 
“Ndërmjet orës 2 dhe 6 të mëngjesit, rusët sulmuan zonën industriale gjashtë herë. U goditën magazina dhe një shtypshkronjë. Si pasojë e shpërthimeve janë plagosur janë punonjës të këtyre ndërmarrjeve, të cilët janë këtu në vendngjarje. Dy nga krimet e luftës kanë një reagim të rëndë. Do të hetohen sipas pjesës 1, neni 438 i Kodit Penal të Ukrainës. Është shënjestruar edhe një kopsht fëmijësh.”, u shpreh prokurori rajonal i Kharkitit, Dmytro Çubenko.
 
“Sa i përket të plagosurve, tani janë shtatë persona në spital. Njëri prej tyre është një fëmijë - një vajzë 16-vjeçare. Ajo është në gjendje të vështirë. Ka edhe të vdekur.”, u shpreh kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleh Syniehubov.
 
“Ajo që ndodhi ishte se bastardët rusë erdhën dhe na goditën me dronë Shahed. Dëmtuan shtëpitë. Një, dy, e me radhë.. edhe makinat. Në këtë shtëpi jetonte Oleh, i cili tani nuk është më.”, u shpreh një banor lokal.
 
“Ishte një shpërthim i madh, gjithfarë gjërash fluturonin mbi kokat tona. Ne humbëm shikimin dhe dëgjimin për një moment. Duhet të bërtisnim për të komunikuar me njëri-tjetrin. Unë u bërtita punonjësve të mi, djema, a jeni gjallë? Ne ishim shumë të afërt, por nuk mund ta dëgjonim apo ta shihnim njëri-tjetrin.”, u shpreh pronari i një kafeneje.
 
Prej disa javësh është propozimi amerikan për ndërprerjen e luftimeve, por Putin nuk po çan kokën për diplomacinë dhe dëshiron të vazhdojë konflikti thotë presidenti ukrainas Zelnski. 
 
“Presim që SHBA-të Evropa dhe të gjithë partnerët tanë të cikët me të vërtetë kërkojnë paqe dhe siguri të garantuar ti shfrytëzojnë të gjitha mjetet e nevojshme dhe të bëjnë presion ndaj Putinit që diplomacia të ketë sukses dhe të shpëtohen jetën e njerëzve.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Uashingtoni dhe Moska aktualisht janë në diskutime mbi projektet që lidhen me mineralet e rralla ruse. Vladimir Putin u shpreh se SHBA-ja mund të jetë e interesuar për të bërë  kërkime të përbashkëta për depozitat e mineralet e rralla në Rusi, e cila ka rezervat e pesta më të mëdha në botë të metaleve të përdorura në lazer dhe pajisjet ushtarake, por deri tani nuk është nënshkruar asnjëlloj dokumenti, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit.
 
FARIJE DAUTI BAKIU