Maqedoni

VMRO-DPMNE: Sindikalisti Kashikovski ka 50 mijë denarë rrogë

31.03.2025 15:39

VMRO-DPMNE ka akuzuar Stojançe Kashikovskin se të ardhurat e tijë mujore tejkalojnë shumën e 50 mijë denarëve...

VMRO-DPMNE ka akuzuar Kryetarin e Sindikatës së punëtorëve në sektorin e hotelierisë, turizmit dhe komunal-banesor Stojançe Kashikovski, se të ardhurat mujore të tijë tejkalojnë shumën e 50 mijë denarëve, por jo vetëm kaq, sipas partisë në pushtet Kryetari i Sindikatës ka pasur edhe të ardhura tjera përveq pagës mujore, prandaj vlerësojnë se nuk është e ndershme që Kashikovski të flet për kushtet e punëtorëve, kur vet ka të ardhura shumë të mira, që nuk i kanë punëtorët e zakontë. 
 
“Sipas informacioneve që na kanë mbërritur nga sinjalizuesit e LSDM-së, Stojançe Kashikovski, kryetar i sindikatës së punëtorëve në sektorin e hotelierisë, turizmit dhe komunal-banesor, përveç pagës fiton të ardhura vjetore shtesë. Të ardhurat e përgjithshme të Kashikovskit në vitin 2023, ku përfshihen paga dhe të ardhurat e tjera, ishin mbi 810.000 denarë. Këta janë sindikalistët e Trendafilovit dhe SSM, nuk dihet se cili prej tyre ka të ardhura më të larta. Trendafilov dhe njerëzit rreth tij e kanë kthyer sindikatat në një kompani private, dhe po punojnë për pozitat e tyre. Këta janë njerëzit që duke mashtruar punëtorët për pagën minimale, marrin paga disa herë më të larta se ato nga sindikata.”, tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
 
Kritikat e VMRO-DPMNE-së në adresë të Sindikalistëve vijnë pas mospajtime për rritjen e pagës minimale në 500 euro, për çka sindikatat kanë paralajmëruar protesta. 
 
FITIM KRYEZIU