Maqedoni

LSM: Më 2 prill seancë publike për rritje pagash

31.03.2025 17:35

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë të mërkurën më 2 prill do të mbajë seancë publike...

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë të mërkurën më 2 prill do të mbajë seancë publike, në protestën e cila do të fillojë para Shtëpisë së punëtorëve në orën 12:05.
 
Siç njoftojnë nga Lidhja e Sindikatave, Të pranishmit do të vazhdojnë drejt Kuvendit, Odës ekonomike dhe Qeverisë ku do të vazhdojë seanca nga ku do të dërgohen porosi: “Nuk mund të ketë për deputetët dhe të mos ketë për punëtorët!”, “Dora e shtrirë e punëtorit sot, mund të bëhet lehtësisht një grusht i shtrënguar nesër!” dhe “Nuk mund të vendoset për ne, pa ne!”.  
 
“Deputetët në Kuvend të zgjedhur nga punëtorët të propozojnë dhe votojnë propozimin e LSM-së për rritje shtesë të pagës minimale për 6.000 denarë, si dhe rritje të të gjitha pagave tjera në sektorin privat me rritjen e pagës minimale. Të mos votojnë ligje që ulin të drejtat e punëtorëve në dëm të punëtorëve, ashtu siç nuk duhet të votojnë ligje për uljen e privilegjeve të tyre”, thuhet në kumtesë. 
 
Sipas LSM-së, “Qeveria duhet të rreshtohet në anën e punëtorëve, të ndalojë marrjen e vendimeve të njëanshme në dëm të punëtorëve, të respektojë dialogun social dhe të ndalojë sulmet ndaj sindikatave dhe përpjekjet për të heshtur punëtorët”.