Pensionet rriten për 2.500 denarë
01.04.2025 08:37
Mbi 340.000 pensionistë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga sot do të marrin pension më të lartë për 2.500 denarë....

“Mbi 340.000 pensionistë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga sot do të marrin pension më të lartë për 2.500 denarë.”, bënë të ditur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Me rritjen lineare të pensioneve në muajin shtator dhe pensionin e marsit në muajin prill, pensionistët do të marrin 5.000 denarë pension më të lartë për vetëm 9 muaj.
“Rritja e pensioneve ishte një nga premtimet parazgjedhore të kësaj Qeverie, e cila menjëherë në seancën e parë të Qeverisë nisi procedurën për zbatimin e saj.”, theksuan nga Ministria e Politikës Sociale.
Rritja e pensioneve vjen pasi Kuvendi i RMV-së më 12 shtator 2024 i miratoi ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilat do të ketë rritje lineare të pensioneve.
