Botë

Një javë zi pas tragjedisë në Mianmar

01.04.2025 10:54

Qeveria ushtarake e Mianmarit ka shpallur një javë zie kombëtare...

Qeveria ushtarake e Mianmarit ka shpallur një javë zie kombëtare, ndërsa përpjekjet për të gjetur të mbijetuar vijojnë.

Në Mandalaj, një nga qytetet më të prekura dhe i dyti më i madhi i vendit, me më shumë se 1.7 milionë banorë, njerëzit janë strehuar në çadra.
 
“Operacionet e shpëtimit po përballen me “pengesa të mëdha”, duke përfshirë rrugë të dëmtuara, ura të shembura, komunikime të dobëta dhe kompleksitete që lidhen me konfliktin civil.”, tha OBSh-ja në një deklaratë.
 
Në Tajlandën fqinje, 20 persona kanë vdekur dhe mijëra janë evakuuar nga ndërtesat e plasaritura në Bangkok. Ekipet e shpëtimit në të dy vendet po vazhdojnë ende kërkimin e tyre për të mbijetuar, megjithëse shpresat po shuhen. Qeveria ka nisur një hetim për shkakun e shembjes së pallatit 30 katësh, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka klasifikuar pasojat e tërmetit si një emergjencë të shkallës së 3-të, niveli më i lartë.