Maqedoni
Gjendja e pacientëve nga tragjedia e Koçanit, prej 193 pacientëve, 93 janë shëruar plotësisht
01.04.2025 14:52
Gjendja e pacientëve që pësuan nga tragjedia në Koçan, çdo ditë vjen duke u përmirësuar...

Gjendja e pacientëve që pësuan nga tragjedia në Koçan, çdo ditë vjen duke u përmirësuar. Gati gjysma e numrit të pacientëve të shtuar në spitalet shtetërore dhe jashtë vendit janë lëshuar për kurim shtëpiak, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Sipas tij, ka rënë edhe numri i pacientëve që janë në gjendje kritike. Aktualisht vetëm tre pacientë janë nën kujdes intensiv.
“Gjithsej prej 193 pacientëve, sot shërohen vetëm edhe 100 pacientë, pra 93 pacientë tashmë shërohen në kushte shtëpiake. Gjithsej 20 pacientë janë në Shkup, 80 pacientë janë jashtë vendit. Fatmirësisht numri i pacientëve që janë shumë kritik, sot është ulur në numrin tre. Gjithashtu dy pacientë sot kthehen nga jashtë vendi, një pacient prej Polonie dhe njëri pacient prej Belgjike.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën “Puls” në Koçan, 59 persona humbën jetën dhe rreth 200 të tjerë pësuan djegie. Numri më i madh i pacientëve janë trajtuar jashtë vendit, vetëm 54 janë trajtuar në spitalet shtetërore dhe private në vend.
FARIJE DAUTI BAKIJU
