Paga minimale, Lidhja e sindikatave, thirrje për protestë

01.04.2025 15:56

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk heq dorë nga kërkesa për pagë minimale prej 500 eurove. Për shkak të pakënaqësive nga Qeveria, prej atje për të mërkurën paralajmërojnë marshin protestues  me fillim në ora 12:00.

Institucioneve shtetërore do t’ua përcjellim mesazhet e përgatitura nga sindikatat, si: nuk mundet për deputetët të ketë e për nëpunësit, jo, si dhe nuk mund të vendoset për punëtorët pa u dëgjuar zëri i punëtorëve.

“Mendoj se të gjithë deputetët, nga pozita, opozita duhet të nxjerrin nga sirtari dokumentet që ua kemi dorëzuar, propozim nga lidhja e sindikatave të Maqedonisë dhe ta pranojnë si të tillë.  Mund të zgjedhin mes tri hapave. Mund ta rrisin pagën minimale, ku detyrimisht do të paguhen kontributet për sigurim social të detyrueshëm, mund ta rritin pagën minimale dhe punëdhënësit të lirohen nga kontributet dhe mund t’i rrisin pagat dhe t’i subvencionojnë kontributet për sigurim social.”, - theksoi kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov.

VMRO: Ju janë lexuar lojërat, nuk ju beson kush

VMRO-ja qeveritare, kundër sindikalistëve. Akuzon udhëheqësit  e sindikatave se janë profiterë dhe nuk merren realisht me çështjen e punëtorëve.

“Sipas informatave që i kemi, paga e Peshevskit, i cili ditëve të fundi aktron si i shqetësuar është për tri herë më e lartë se paga minimale. Janë të demaskuar sindikalistët me bateri, Slobodan Trendafillov dhe Ivan Peshevski. Lojërat e tyre u janë lexuar dhe askush nuk u beson.”, - u shpreh Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.

LSDM: Pagat të rriten, kemi propozim-ligje

Ndërkohë LSDM-ja vazhdon t’i përkrahë punëtorët me angazhimet parlamentare, me dorëzim të propozim-ligjeve për rritje të pagave. Grupi parlamentar i socialdemokratëve akuzon Qeverinë se nuk kujdeset për standardin e qytetarëve, rrit shpenzimet mujore, përderisa pagat nuk kanë kapacitetet t’u dalin përballë shpenzimeve mujore

“Dy paga minimale nuk janë të mjaftueshme që të mbulohen shpenzimet mujore bazë të një familjeje. Për herë të parë paga minimale është dakorduar pa dialog social, pa pjesëmarrjen e punëtorëve. Rritja prej 1.800 denarëve të turpshme, larg asaj që është e nevojshme dhe larg asaj që e meritojnë punëtorët. Njëkohësisht, Qeveria nuk e respekton marrëveshjen kolektive, nuk i rrit pagat në sektorin publik sipas metodologjisë.”, - deklaroi deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska.

Qeveria ndërkaq ka lënë hapësirë për rritjen e pagës minimale, por vetëm nën kushtin, nëse kjo arrihet nga marrëveshja mes punëtorëve dhe punëdhënësve. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)