Maqedoni

1 Prilli, Dita e gënjeshtrave argëton fëmijët

01.04.2025 16:35

Në mbarë botën 1 Prilli njihet si dita e gënjeshtrave, një traditë e vjetër që sjell humor dhe surpriza mes njerëzve...

Në mbarë botën 1 Prilli njihet si dita e gënjeshtrave, një traditë e vjetër që sjell humor dhe surpriza mes njerëzve. Edhe këtë vit, në shkolla institucione dhe ambiente të ndryshme, dita është festuar me shaka dhe momente gazmore.
 
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të qeshur dhe për të sjellë humor në jetën tonë. 
 
Në institucionet arsimore, nxënësit janë bërë pjesë e kësaj atmosfere, duke organizuar lojëra dhe aktivitete humoristike apo edhe ndonjë gënjeshtër të vockël që i përshtatet atmosferës.
 
“Sot është 1 Prilli, Dita e gënjeshtrave. Jam veshur si një vajzë me maskë. Kjo veshje është për 1 Prill. Kam gënjyer mamin, i kam thënë që s’do të grimohem, por jam grimuar pak. Do të kërcejmë.”, - tha një nxënës.
 
“Sot është 1 Prilli, festa e gënjeshtrave. Jam veshur si një argjend.”, - tha një nxënës tjetër. 
 
“Sot është dita e gënjeshtrave. Jam veshur si Spajdermen.”, - u shpreh një nxënës. 
 
“Jam veshur për ditën e gënjeshtrave.”, - u shpreh një nxënës tjetër. 
 
Por, të mos harrojmë se qëllimi i kësaj feste është të argëtohemi e jo të na bëhet shprehi edhe në ditët tjera në vazhdim. 
 
ABIBE QAILI