Ushtria kineze, stërvitje pranë Tajvanit
Ushtria kineze po zhvillon stërvitje ushtarake...

Ushtria kineze po zhvillon stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë pranë Tajvanit, që përfshin forcat tokësore, ajrore dhe detare. Disa anije luftarake janë vendosur rreth ishullit, duke përfshirë aeroplanmbajtësen Shandong, ka njoftuar televizioni kinez, duke shtuar se zonat dhe rrugët kryesore janë bllokuar me qëllim të testimit të aftësisë reale luftarake të trupave.
Autoritetet tajvaneze reagojnë me shqetësim
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Tajvanit konfirmon se 19 anije ushtarake kineze ndodhen pranë ishullit.
Ata shtojnë se janë duke monitoruar lëvizjet e aeroplanmbajtëses dhe se ajo ka hyrë në zonën e Tajvanit. Ata paralajmërojnë se stërvitjet ushtarake kineze po prishin paqen dhe stabilitetin në rajon.
"Veprime të tilla nga pala kineze prishin plotësisht paqen dhe stabilitetin në rajon, duke e bërë Kinën shkaktar të destabilizimit.", - theksoi ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, Vellington Ku.
"Stërvitje të ndryshme nga Partia Komuniste Kineze vazhdojnë të mbahen rreth Tajvanit dhe kjo nuk është hera e parë. Ne mbetemi vigjilentë si gjithmonë. Njësitë tona të mbrojtjes do të sigurojnë që stërvitje e tyre të mos prekin shoqërinë tajvaneze, anijet e peshkimit në ujërat përreth ose trafikun ajror.", - u shpreh kryeministri i Tajvanit, Ço Jung Tai.
Stërvitjet ushtarake rreth ishullit vijnë pas deklaratave të kryeministrit tajvanez, i cili e quajti Kinën një forcë e huaj armiqësore, ndërsa Kina e quan Tajvanin ishull të saj. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)
