Botë

Mianmar, rritet në 2.719 numri i të vdekurve nga tërmeti

01.04.2025 17:13

Rritet sërish numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Mianmar....

Rritet sërish numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Mianmar. Sipas autoriteteve ushtarake, numri i të vdekurve ka shkuar në 2.719. 
 
Po ashtu autoritetet e atjeshme bëjnë të ditur se numri i të lënduarve nga tërmeti është 4.521, ndërsa 441 persona janë ende të zhdukur. Autoritetet druajnë se numrat mund të rriten dhe numri i të vdekurve mund të kalojë në mbi 3.000 persona.
 
Ndërkohë në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, një tjetër trup është nxjerrë nga rrënojat e një rrokaqiell të shembur, duke e çuar numrin total të personave që kanë vdekur në 14.