Futboll

Pas 5 xhirove, Milan fiton

10.05.2015 14:33

Skuadra e Filippo Inzaghit...

Skuadra e Filippo Inzaghit, Milan, ka arritur që të shënojë fitoren e parë në Serie A, pas 5 xhirove pa fitore.

Loja e mirë e Keisuke Hondas, që asistoi dy herë sonte, ka qenë për tu vlerësuar, derisa Marco Van Ginkel shënoi në pjesë të parë për epërsi, e ish lojtari i Romës, Mattia Destro siguroi fund të rehatshëm për Rossonerët të përmallur për fitore, para se kapiteni legjendar i romakëve, Francesco Totti të shënojë golin e nderit nga penalltia.