Maqedoni

RMV – Serbi, bisedime për një pikë kontrolli në Tabanoc

01.04.2025 17:33

Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nisur bisedime për vendosjen e një pike të kontrollit kufitar në vendkalimin Tabanoc - Preshevë....

Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nisur bisedime për vendosjen e një pike të kontrollit kufitar në vendkalimin Tabanoc - Preshevë. 
 
“Sot u mbajtën bisedime për arritje të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për vendosje të kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar për komunikacion rrugor ndërkombëtar Tabanoc – Preshevë.”, informojnë nga MPB-ja e Maqedonisë. 
 
Sekretari shtetëror, Sasho Petrushevski, e ka kryesuar delegacionin e Maqedonisë së Veriut në të cilin bëjnë pjesë përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Drejtoria e Doganave. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është fillimi i ONE STOP SHOP, me çka realisht pritet shkurtimi i kohës për kryerje të kontrolleve kufitare dhe pakësim i tollovive dhe koha e pritjes në vendkalimet kufitare, posaçërisht gjatë pushimeve vjetore.
 
“Nga ana tjetër, kontrollet e shpejta dhe efikase, në asnjë rast nuk duhet ta çrregullojnë sigurinë e dy shteteve.”, ka thënë sekretari shtetëror, Petrushevski.
 
Një marrëveshje e këtillë tanimë është arritur me Republikën e Kosovës dhe siç ka bërë të ditur MPB-ja, do të fillojë më 14 prill.