Botë

Seanca konstituive e Kuvendit më 15 prill

01.04.2025 17:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka caktuar për 15 prill mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit....

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka caktuar për 15 prill mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.
 
Nga presidenca kanë bërë të ditur se: “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025.”, thuhet në njoftimin e presidencës së Kosovës.