Maqedoni

Ndalohet një shoferë në Shkup, ka goditur me veturë një çiklist

01.04.2025 18:10

Policët nga SPB Shkup sot (01.04.2025) kanë ndaluar B.XH.(51) nga Shkupi...

Policët nga SPB Shkup sot (01.04.2025) kanë ndaluar B.XH.(51) nga Shkupi sepse sot rreth orës 11.40 në rr. “Lazar Liçenovski” në Shkup me automjetin “Toyota” me targa bullgare ka përplasur një biçikletë të modifikuar me tre rrota e drejtuar nga R.U. (37) nga Shkupi.

R.U. është transferuar për ndihmë mjekësore në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa B.XH është ndaluar, i është konfiskuar përkohësisht vetura dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngrihet padi përkatëse.