Botë

Mbretëri e Bashkuar: Autobusi përplaset me automjetin dhe përfshihen nga flakët, tre viktima

01.04.2025 20:35

Tre persona kanë humbur jetën pasi një makine u përplas me një autobus pranë Aeroportit Heathrow...

Tre persona kanë humbur jetën pasi një makine u përplas me një autobus pranë Aeroportit Heathrow mbrëmjen e djeshme, ku të dy automjetet morën flakë.
 
Tre pasagjerët e makinës u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa një i katërt u transportua në spital pas përplasjes.
 
Dy pasagjerë të autobusit gjithashtu u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia po heton për dinamikën e ngjarjes dhe skemën e përplasjes së rëndë.