Botë
‘Dënim me vdekje për Mangione’: Prokuroria: Vrau pronarin e një kompanie sigurie
01.04.2025 21:01
Prokurorët në Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë dënim me vdekje për Luigi Mangione...

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë dënim me vdekje për Luigi Mangione, I akuzuar për vrasjen e CEO së UNitedHealthcare Brian Thompson, jashtë një hoteli në Manhatan më 4 dhjetor.
Policia e arrestoi Mangione javë më vonë në Pensilvani pas një kërkimi mbarëkombëtar.
Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara tha se ka urdhëruar prokurorët federalë që të kërkojnë dënimin më të rëndë për 26-vjeçarin.
Ajo tha se vrasja e Thompson ishte e paramenduar, gjakftohtë dhe tronfiti gjithë Amerikën.
Sipas saj, urdhri është në zbatim të axhendës së presidentit Donald Trump për të ndaluar krimet e dhunshme dhe për ta bërë Amerikën Sërish të sigurt.
Akuzat federale ndaj Mangione përfshijnë një akuzë për vrasje përmes përdorimit të një arme zjarri, e cila mbart mundësinë e dënimit me vdekje.
Mangione është vetëdeklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe është në pritje të gjykimit në Nju Jork.
Sipas prokurorëve, Mangione kishte një fletore në të cilën ai shprehte urrejtjen e tij ndaj industrisë së sigurimeve shëndetësore dhe drejtuesve të pasur.
UnitedHealthcare është siguruesi më i madh shëndetësor në SHBA, megjithëse kompania tha se Mangione nuk ishte kurrë klient.
