Futboll

Reali barazon, Barça një fitore larg titullit

10.05.2015 14:37

Dy golat e shënuara në pjesë të parë nga Valencia...

Dy golat e shënuara në pjesë të parë nga Valencia, kanë qenë të tepërt për Real Madridin, që ka bërë një hap mbrapa drejt luftës për titullin kampion të Spanjës.

Mbrojtësi portugez, Pepe dhe mesfushori spanjoll, Isco, ky i fundit me një gol mjeshtëror, kanë shënuar në pjesë të dytë për të barazuar rezultatin e ndeshjes, 2-2, derisa tashmë dy xhiro pa përfunduar stinori, Barcelona lidere ka 4 pikë më shumë.

Reali ndoshta do të kishte shënuar fitore sonte, po ta shënonte Cristiano Ronaldo penalltinë në minutën e fundit të pjesës së parë. Shkodran Mustafi ka qenë i plotë te Valencia dhe ka pasur paraqitje të mahnitshme për ekipin e tij, që është vetëm një fitore larg Ligës së Kampionëve.