Këshilli i Prokurorëve Publikë, pritet shqyrtimi i shkarkimit të Kocevskit
Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme...

Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme pritet ta shqyrtojë propozimin për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, Lupço Kocevski.
Propozimi është pika e dytë e rendit të ditës të seancës së 22-të, e cila deri më tani është shtyrë dy herë. Fillimisht ishte planifikuar për 18 mars, por u shty për shkak të zisë shtatëditore pas tragjedisë në Koçan, ndërsa javën e kaluar, më 26 mars, u shty për mungesë kuorumi.
Sipas afateve ligjore për shqyrtimin e propozimit për shkarkimin e Kocevskit, Këshilli duhet ta shqyrtojë më së voni deri në fund të kësaj jave, ndonëse Qeveria njoftoi se do ta ndërpresë procedurën.
Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, më 26 mars të këtij viti, ka deklaruar se Qeveria do ta pezullojë procedurën për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, Lupço Kocevski, dhe nëse merr mendim nga Këshilli i Prokurorit Publik, nuk do ta përcjellë atë në Kuvend.
