Gjykata e Apelit, seancë publike për rastin “Llaskarca”

02.04.2025 11:00

Gjykata e Apelit në Shkup...

Gjykata e Apelit në Shkup sot dhe të enjten  do të mbajë seancë publike për rastin “Llaskarcë”, që ka të bëjë me aksidentin e autobusit të ndodhur në vitin 2019, ku humbën jetën 16 pasagjerë dhe mbi 30 u lënduan.

Në aktgjykimin, i cili u shpall janarin e kaluar, të pandehurit u shpallën fajtorë dhe morën gjithsej 39 vite burg. Pas aktgjykimit, Prokuroria Themelore Publike - Shkup parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit - Shkup.

Me katër vjet burg u dënua i pandehuri Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Tours”, përgjegjës për transport në ndërmarrje, Remzi Miftari, me gjashtë vjet burgim, ndërsa tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarovski, të cilët akuzohen për të njëjtën vepër, u dënuan me pesë vjet burgim. Shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, mori dënimin më të lartë prej 14 vjetësh.

Njëkohësisht, të pandehurve iu është ndaluar ushtrimi i profesionit dhe detyrës për një periudhë prej pesë vitesh.