Futboll

Skënderbeu, para titullit

10.05.2015 14:39

Barazimi i Skënderbeut me Tiranën sonte në Qemal Stafa i ka afruar korçarët në titullin e katërt me radhë të Superligës shqiptare të futbollit...

Edhe pse Tirana me fitore do të hynte në lojë për titull, këtë nuk e arriti ndaj kampionit në fuqi, që është duke dominuar Kategorinë Superiore që nga fundviti 2010.

Skënderbeu me një fitore në dy xhirot e fundit do të sigurojë titullin, derisa Kukësi, Tirana e Partizani mbeten në luftë për vendin e dytë.