QMK: Nivele të larta të ujit në lumenj

02.04.2025 11:57

Nivelet e ujit të të gjithë lumenjve në vend janë të larta...

Nivelet e ujit të të gjithë lumenjve në vend janë të larta, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, duke iu referuar informacioneve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.

Dukshëm i lartë është niveli i ujit të lumit Vardar përgjatë gjithë rrjedhës së tij, nga pjesa e lartë në luginën e Pollogut, në qytetin e Shkupit dhe përmes Vodnos në drejtim të Velesit në pjesën e mesme dhe të poshtme të pellgut në Demir Kapi dhe Gjevgjeli.

I lartë ka qenë edhe niveli i ujit Treska, ku rreth lokalitetit Plasnicë, është bërë e mundur derdhja e lumit dhe përmbytja e livadheve në rrethinë.

Gjithashtu, niveli i ujit të lumit Strumicë është i lartë përgjatë gjithë rrjedhës së lumit, ndërsa shkak të reshjeve në Kosovë edhe lumi Lepenec shënon nivel të lartë të ujit gjatë natës së kaluar dhe sot në mëngjes, por pritet të ulet gjatë ditës.

Nëse sot, në vende të caktuara, reshjet janë të mëdha, mund të pritet rritje e shpejtë e nivelit të ujit të lumenjve më të vegjël, shtojnë nga QMK-ja. Prej aty këshillojnë lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve.