BE-ja ndan 3 miliardë euro shtesë në Ukrainë

02.04.2025 12:22

Ukraina ka marrë 3.5 miliardë euro...

Ukraina ka marrë 3.5 miliardë euro të tjera mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, tha sot qeveria në Kiev.

“Ndihma e BE-së është e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik.”, tha kryeministri, Denis Shmihal.

Paketa përfshin 3.1 miliardë euro kredi me interes të ulët dhe 400 milionë euro grante.

Fondet janë pjesë e programit të BE-së për “Ukraine Fasiliti”, i cili do të sigurojë një mbështetje me vlerë 50 miliardë euro deri në vitin 2027.

Ukraina ka marrë tashmë 16 miliardë euro sipas skemës këtë vit. Me mbështetjen perëndimore, Ukraina ka mbrojtur veten kundër pushtimit të gjithanshëm të Rusisë për më shumë se tre vjet.

“Që nga fillimi i luftës, gati 110 miliardë euro në ndihmë të huaj janë drejtuar në buxhetin e Ukrainës."