Futboll
United afër sigurimit të ligës së kampionëve
10.05.2015 14:42
Vetëm dy xhiro pa përfunduar stionori, Manchester United...

Vetëm dy xhiro pa përfunduar stionori, Manchester United, është shumë afër që t’i kthehet garës më të rëndësishme europiane në futboll, Ligës së Kampionëve.
Nxënësit e trajnerit Louis Van Gaal kanë arriutr të mposhtin Crystal Palace-in e Alan Pardew-së 1-2 si mysafir për të shënuar fitoren e njëzetë të stinorit dhe për të ngritur kuotën e pikëve në 68, duke i ikur Liverpoolit për 7 pikë, ku këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Golin e fitores për Unitedin e shënoi belgu, Marouane Fellaini, pasi që vendasit kishin barazuar përmes Jason Puncheonit pas avantazhit të marrë nga Juan Mata përmes penalltisë.
