Maqedoni
Matura shtetërore, MASh-i pranon kërkesën e gjimnazistëve
02.04.2025 15:32
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra Shtetërore e Provimeve pranuan kërkesën e Sindikatës së Gjimnazistëve...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra Shtetërore e Provimeve pranuan kërkesën e Sindikatës së Gjimnazistëve për dhënien e provimit të maturës shtetërore në ambientet e shkollave në vend të amfiteatrove të fakulteteve për ato shkolla që plotësojnë standardet për mbajtjen e provimeve. Nga Sindikata e Gjimnazistëve potencojnë se maturantët po bëjnë parapërgatitjet për përvetësimin e materialit për maturën shtetërore dhe kanë bashkëpunim të shkëlqyer me Qendrën Shtetërore të Provimeve.
“Që të mos kemi keqkuptime, të gjitha shkollat që posedojnë hapësirat e nevojshme në pajtueshmëri me rregulloren për organizimin e maturës shtetërore, që nënkupton 1 metër e gjysmë distancë para dhe pas, nxënësit do t’u nënshtrohen testimeve në hapësirat shkollore. Për shkollat tjera që nuk plotësojnë kushtet hapësinore, matura do të organizohet në fakultete, drejtoria duhet të na informojë në kohë, ndërsa shkolla të tilla kemi në Shkup, Shtip, Prilep, Manastir dhe Tetovë.”, - deklaroi drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Daniela Jovçevska Mihajlova.
Nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme potencojnë se kanë bashkëpunim të shkëlqyer me QShP-në dhe po bëjnë parapërgatitjet e nevojshme për përvetësimin e materialit.
“Ai proces ka filluar mjaft mirë, nga ana e qendrës testuese të provimeve janë dorëzuar testet prej çdo viti të kaluar me përgjigje të sakta. Nxënësit e kanë hapësirën për t’u përgatitur për sa i përket testit, dhe me parapërgatitjet që i marrin nga profesorët.”, - theksoi kryetari i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, Berin Muhamed.
Vitin e kaluar shkollor, provimi i maturës u mbajt në fakultete, gjimnaze dhe sallat e shkollave. Kjo masë është marrë për të reduktuar mundësinë për të kopjuar.
ABIBE QAILI
