Maqedoni

Arrestimi i truprojës, Mickoski: Nuk kursej as njerëzit më të afërt

02.04.2025 15:45

Mickoski, thotë se arrestimi i truprojës së tij është dëshmi se ai dhe Qeveria e tij nuk kursejnë as njerëzit më të afërt...

Kryeministri, Hristijan Mickoski, thotë se arrestimi i truprojës së tij është dëshmi se ai dhe Qeveria e tij nuk kursejnë as njerëzit më të afërt, kur janë konflikt me ligjin.
 
“I njëjti është angazhuar kur unë isha zgjedhur për kryetar i Qeverisë dhe kur ekipi ekipohej, por e rëndësishme është porosia të cilën e kemi dërguar, e ajo është se një sjellje të tillë, për të cilën ka dyshime serioze për kryerjen e veprës penale dhe ka dyshime për sjellje kriminale, do të sanksionohet, edhe sikur të jenë njerëzit e mi më të afërt. Dhe kjo nuk ka qenë shembull nga e kaluara, sepse në të kaluarën kemi pasur individë të cilët ishin afër kryetarëve të Qeverisë, e të cilët ndiznin dhe shkrumbonin gjithçka nëpër Maqedoni, të cilët ishin frikë për të gjithë dhe ishin nën hije të personave me ndikim në vend, e të cilët i bënin punët e ndyra për ish-kryetarët e qeverive.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.