Rajon
Kosovë, Kurti nis bisedimet me pakicat për Qeverinë e re
02.04.2025 16:01
Kryeministri në detyrë i Kosovës ka nisur takimet me partitë politike të pakicave, për t’u konsultuar rreth formimit të Qeverisë së re të vendit....

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila i fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka nisur takimet me partitë politike të pakicave, për t’u konsultuar rreth formimit të Qeverisë së re të vendit.
Kurti ka bërë të ditur se është takuar me kryetaren e Partisë së Re Demokratike nga komuniteti boshnjak, njëherësh zëvendëskryeministre në detyrë, Emilija Rexhepi.
Por sot, Kurti është takuar edhe me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, njëherësh ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
LVV-ja pretendon se mund t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Ndërkohë, dy parti opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëqeverisjes me LVV-në, kurse Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë vendosur vija të kuqe për koalicione.
