BDI dhe ASH e Selës, takimi Mickoski-Filipçe monoetnik
03.04.2025 11:29
Kryemisnitri Hristijan Mickoski...

Kryemisnitri Hristijan Mickoski ka pranuar kërkesën për takim të liderit të LSDM-së opozitare Venko FIlipçe. Takimi do të mbahet në ora 14:00 në Qeveri, ndërsa siç ka thënë Filipçe, ka për qëllim nisjen e dialogut politik për krjimin e një strategjie afatgjate për funksionimin e shtetit.
Pas takimit në katër sy, Filipçe nuk e ka përjashtuar mundësinë edhe për takim liderësh me të gjitha partitë.
Lidhur me takimin Mickoski-Filipçe kanë raguar nga BDI dhe ASH e Ziadin Selës, të cilat shprehin shqetësimin e tyre, për siç thonë, dominimin gjithnjë e më të theksuar mono-etnik të Qeverisë, ku tanimë po përfshihet edhe opozita etnike maqedonase.
