Vendosja e tarifave të reja nga Tramp, reagojnë liderët botëror
Pas shpalljes së tarifave të reja nga presidenti Donald Trump...

Pas shpalljes së tarifave të reja nga presidenti Donald Trump, reagimet nga liderët dhe institucione ndërkombëtare kanë qenë të ashpra, duke theksuar pasojat e mundshme të një lufte tregtare globale.
Ursula von der Lejen, shefja e Komisionit Europian, ka deklaruar se “pasojat do të jenë të tmerrshme për miliona njerëz në mbarë botën”, duke theksuar se Evropa po përgatit paketën e saj të parë të përgjigjes ndaj tarifave të çelikut.
Kina ka premtuar “kundërmasa të vendosura” si përgjigje ndaj tarifave, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ndodhin në tregtinë globale.
Kryeministri i Kanadasë, ka theksuar se është “thelbësore të veprohet me qëllim dhe forcë” për të kundërshtuar këtë politikë dhe për të mbrojtur stabilitetin e ekonomive të tjera.
Giorgia Meloni, Kryeministrja e Italisë, i ka quajtur tarifat e SHBA-së “të gabuara” dhe ka paralajmëruar se ato mund të nxisin një luftë tregtare.
Në Korenë e Jugut, presidenti në detyrë Han Duck-Soo ka thënë se “lufta tregtare globale është bërë realitet”, duke theksuar rrezikun e përshkallëzimit të tensioneve.
Shpallja e tarifave nga Trump ka krijuar një valë pasigurie në tregjet globale, duke shtuar frikën se një luftë tregtare mund të dëmtojë rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar ndërkombëtar.
