Përpjekjet për armëpushim në Ukrainë, kryediplomatët e NATO-s takohen në Bruksel

03.04.2025 12:31

Ministrat e Jashtëm të NATO-s...

Ministrat e Jashtëm të NATO-s nisin një takim dyditor në Bruksel, ku do të diskutojnë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të aleancës, ndërsa vendet evropiane përballen me presion në rritje nga Shtetet e Bashkuara për të rritur shpenzimet për mbrojtjen.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, tha se takimi dyditor zhvillohet në “një moment veçanërisht kritik për sigurinë tonë të përbashkët, me sfida shumë të mëdha që ne të përballemi me to individualisht”.

Aleatët e NATO-s janë të vendosur të paraqesin një front të bashkuar për të kundërshtuar pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, por aleatët evropianë po ndiejnë se përpjekjet e tyre janë margjinalizuar.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, pritet të marrë pjesë në takim së bashku me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrij Subiha, dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Anëtarësimi i Ukrainës në aleancë nuk është në agjendë për momentin, por shumica e aleatëve evropianë janë të interesuar që të paktën të sigurohen se armët amerikane do të vazhdojnë të dërgohen në Ukrainë dhe se misioni për trajnime i NATO-s për ushtarët ukrainas do të vazhdojë të operojë.